Ballina Bota

TURQI – Ambasada amerikane në Ankara mbyllet për çështje sigurie

STAMBOLL, 5 mars /ATSH-ANSA / – Ambasada amerikane në Turqi do të qëndrojë e mbyllur sot për publikun për çështje të një sigurie të paspecifikuar kërcënimi.

Lajmi për mbylljen e ambasadës u bë i ditur dje në mbrëmje, ku ftonte qytetarët amerikanë të qëndronin larg misionit diplomatik në Ankara dhe tubimeve të mëdha si dhe të tregoheshin të kujdesshëm për të mos tërhequr vëmendjen.

Në vitin 2013, një sulm terrorist vetëvrasës jashtë ndërtesës së ambasadës, shkaktoi vdekjen e një rojeje turk./ /a.i/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Li: Synojmë një rritje ekonomike prej 6,5%
Artikulli tjetërGJERMANI – Berlini kërkon një qeveri të qëndrueshme në Itali