Ballina Bota

GJERMANI – Berlini kërkon një qeveri të qëndrueshme në Itali

BERLIN, 5 mars /ATSH-AFP/ – Qeveria gjermane bëri thirrje për krijimin në Itali të një qeverie stabël, një ditë pas zgjedhjeve të shënuara nga një rritje e ndjeshme e forcave kundër sistemit dhe mungesës së një maxhorance të qartë.

“Ne i urojmë fat të mirë përgjegjësve për të krijuar një qeveri stabël dhe këtë për të mirën e Italisë, por gjithashtu të Europës sonë të përbashkët”, theksoi Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, gjatë një konference për shtyp.

“Natyrisht, pak rëndësi ka cila do të jetë qeveria e ardhshme, ne shumë shpejt do të kemi kontakte me të”, shtoi ai./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Ambasada amerikane në Ankara mbyllet për çështje sigurie
Artikulli tjetërDebati për ekonominë, Ahmetaj: Opozita në panik, kemi 3.9% rritje