TIRANË, 8 janar /ATSH/ – Chelsea i Maurizio Sarri arrin të mposht konkurrencën e “Interit” dhe “Napolit”, për transferimin e talentit italian Nicolo Barrela.
Për Barella-n klubi nga Londra do t’i paguajë “Cagliarit” 50 milionë euro.
Lojtari i përfaqësueses italiane kërkohej shumë nga dy skuadrat e lartpërmendura të Serisë A, por insistimi i “Chelseat” ka bërë që “Cagliari” të bindet për ta shitur qysh në janar.
Italiani nuk do të jetë blerja e vetme e skuadrës angleze në këtë merkato janari pasi drejtuesit e “Chelsea” janë afër arritjes së një marrëveshje edhe me “Zenit”-in për mesfushorin argjentinas, Leandro Paredes, i cili do të zëvendësojë Cesc Fabregas që do të transferohet tek “Monaco”.
/gj.m/j.p/











