Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Asnjë njoftim i ri për pagesën e tarifës së shkollimit

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Nisur nga lajmet që qarkullojnë së fundmi në portale apo rrjete sociale, Dekanati i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, sqaron studentët dhe opinionin publik se “nuk është e vërtetë që nga ana e Fakultetit është shpallur njoftim i ri për pagesën e tarifës së shkollimit”.

Dekanati i këtij Fakulteti njofton se “gjatë kësaj periudhe, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim apo publikuar ndonjë njoftim për pagesën e tarifës së shkollimit”.

Kjo pasi, dekanati është në pritje të miratimit të akteve të brendshme rregullatore të organeve kolegjiale të institucionit, në zbatim të akteve të reja nënligjore që kanë hyrë në fuqi. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.