TIRANË, 5 janar/ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet në orët e mëngjesit i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat mesatare në relievet malore në verilindje dhe juglindje.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi do të shoqërohet nga mot i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e pasdites më pas do të ketë përsëri shtim vranësirash mesatare dhe të dendura por pa praninë e reshjeve të shiut apo dëborës.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi 1-15m/sek dhe hera herës e vrullshme në bregdet me shpejtësi deri në 25m/s.
Mjegull do të ketë përgjatë orëve të para të mëngjesit në zonat luginore. Për shkak të temperaturave negative në të gjithë territorin, do të ketë edhe ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.
Temperaturat parashikohen:
Qytetet- Temperaturat në °C
Shkodër -4/4 diell – re
Kukës -9/-2 re diell – re
Lezhë -3/5 diell – re
Dibër -12/-3 re diell – re
Durrës -3/7 diell – re
Tiranë -2/5 diell – re
Elbasan -3/4 diell – re
Berat -6/5 diell – re
Vlorë -4/4 diell – re
Korçë -11/-5 borë diell – re
Gjirokastër -8/2 diell – re
Sarandë -2/7 diell – re
z.tosku/e.caushi/






















