Ballina Flash

Memoriali i Skënderbeut si itinerari i ri historik, inaugurohet në samitin e dytë të Diasporës

TIRANË, janar /ATSH/ – Projekti për rehabilitimin e Memorialit të Skënderbeut përfundoi duke nxjerrë në dritë pas restaurimit, këtë vend i cili në vetvete tregon historinë e identitetit tonë.

Ministria e Kulturës ka parashikuar ta inaugurojë Memorialin e Skënderbeut në Samitin e dytë të Diasporës i cili do zhvillohet në 2 mars 2019, ku Lezha do jetë destinacion shumë i rëndësishëm i këtij samiti.

Në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë ndërhyrja e parashikuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës u bë në punimet restauruese në këtë monument, si dhe në muret e qytetit antik, në rikonstruksionin e mbulesës, konsolidimin dhe restaurimin e pikturës murale dhe mozaikut.

Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Përveç mureve të kishës, në këtë objekt gjendet edhe absida, ku ndodhet i vendosur busti i Skënderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tri harqet mbi derën e kishës.

Në mure janë të varura 25 mburoja prej bronzi, të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronzi të Skënderbeut. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTërmeti i fuqishëm godet jugun e vendit, epiqendra në Borsh
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 5 janar 2019