TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/- Në prag të festave të fundvitit, bashkia e Beratit në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm, dhuruan sot 140 pako ushqimore për njerëzit më në nevojë të qytetit të Beratit dhe të njësive administrative.
Kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj gjatë këtij aktivitetit uroi që viti 2019 të sjellë mundësi më të mira për këto familje dhe shpresë për një të ardhmen sa më të sigurt të tyre. /m.z/e.caushi/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























