UASHINGTON, 13 prill /ATSH-AFP/ – Donald Trump njoftoi sot se synon t’i bashkohet marrëveshjes së re të Tregtisë së Lirë Transpacifike (TPP) nëse do i ofrohen kushte më të mira, pasi u tërhoq nga traktati fillestar që prej ardhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar.
”Ne do t’i bashkohemi TPP-së nëse marrëveshja në thelb është shumë herë më avantazhuese në raport me atë që iu ofrua presidentit Barack Obama”, u shpreh Trump.
”Ne kemi tashmë marrëveshje dypalëshe me gjashtë nga 11 shtete të TPP-së dhe po punojmë për të arritur një marrëveshje me pjesën më të madhe të këtyre vendeve, si rasti i Japonisë, e cila na ka shkaktuar mjaft dëme në planin tregtar përgjatë vitesh”, vijoi ai.
”Presidenti amerikan ka ngarkuar një prej këshilltarëve të tij ekonomikë dhe përfaqësuesin për Tregtinë për rinisjen e diskutimeve”, njoftoi një senator republikan amerikan./ /v.b/






















