Ballina Bota

BRUKSEL – Fake news në axhendën e samitit të BE

BRUKSEL, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Edhe pse çështja Brexit ishte lajmi kryesor në samitin dyditor të BE-së në Bruksel, që filloi dje, çështje të tjera të rëndësishme janë në axhendën e unionit.

Përveç marrëdhënieve Rusi-Ukrainë, çështjeve të migracionit, atyre të eurozonës dhe të buxhetit, një vend të rëndësishëm do të ketë është problemi i dezinformimit.

Pritet që liderët e BE-së të kërkojnë një përgjigje të përbashkët për problemin e fake news, që shihet si një kërcënim potencial për zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Parlamentin e ri Europia..

“Përhapja e dezinformacionit të qëllimshëm, sistematik dhe në një shkallë të gjerë… është një sfidë akute dhe strategjike për sistemin tonë demokratik”, thuhet në projektdeklaratën e unionit.

Pritet që liderët të kërkojnë zbatimin e shpejtë të propozimeve të BE-së që parashikojnë më shumë masa për pengimin e dezinformimit dhe një koordinim më të mirë ndërmjet shteteve anëtare, ndërkohë që, sipas tyre, një barrë më të madhe duhet të mbajë media sociale./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/12/2018
Artikulli tjetërSHBA – 25 të ekzekutuar për 2018