UASHINGTON – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe sekretari i Mbrojtjes, James Mattis presin homologët e tyre kanadez, nën sfondin e tensioneve me Kinën.
PEKIN – Kompania franceze e energjisë atomike EDF dhe ajo kineze CGN fillojnë bashkëpunimin për të zhvilluar reaktorë bërthamorë të gjeneratës së fundit EPR.
NJU DELHI – Vizitë në Indi i ministrit francez të Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian.
STRASBURG – Rihapet tregu i Krishtlinjdeve në Strasburg pas atentatit ku mbetën të vdekur tre persona dhe u plagosën 11 të tjerë.
KATOVICË – COP24, mbyllet konferenca e 24 vjetore e OKB-së mbi ndryshimet klimatike.
BRUKSEL – Samit i BE-së me anëtarët e Këshillit Europian për të diskutuar për Brexit, çështjet buxhetore dhe tregun unik.
PRISHTINË – Parlamenti i Kosovës shqyrton mundësin e krijimit të një ushtrie të vendit.
LONDËR – Takim i përkrahësve të Brexit në Londër. /G.S/






















