Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e premte, 14 dhjetor 2018

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në jugperëndim e veriperëndim reshjet do të jenë lokalisht me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash.

Reshje dëbore në intensitet të ulët në lartësitë mbi 500-800 metra në verilindje.

Mjegull/mjegullinë nëpër lugina për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje 1-25 m/sek intensive përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 në forcim, me lartësi vale deri në 1.2-1.8 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 4/13 re shi
Kukës -1/5  re borë e dobët
Lezhë 5/15  re shi
Dibër -1/5   re borë e dobët
Durrës 6/15  re shi
Tiranë 4/16  re shi i dobët
Elbasan 2/12   re shi i dobët
Berat 2/12   re
Vlorë 6/16  re shi
Korcë -1/5  re
Gjirokastër 0/12  re shi i dobët
Sarandë 6/14  re shi

/e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama-studentëve: 8 kërkesat të realizueshme, duhet dialog
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/12/2018