Ballina Bota

SHBA – 25 të ekzekutuar për 2018

UASHINGTON, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – Ekzekutimi i fundit për këtë vit në SHBA ndodhi dje në mbrëmje në Florida, duke e çuar në 25 numrin e të dënuarve me vdekje dhe të ekzekutuar për vitin 2018 në gjithë vendin.

Jose Jimenez, 55 vjeç, u shpall i vdekur nga autoritetet në orën 21:48 (02:48 GMT), pasi mori injektimin vdekjeprurës në burgun “Starke”.

Ai ishte dënuar me vdekje në vitin 1994 për një vrasje veçanërisht të dhunshme.

Por, shumë procedura gjyqësore kishin shtyrë ekzekutimin e tij./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Fake news në axhendën e samitit të BE
Artikulli tjetërBRUKSEL – May diskuton me liderët e BE për marrëdhëniet pas Brexit