TIRANË, 16 nëntor/ATSH/- Bashkia e Korçës dhe Holanda do të zgjerojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë.
Kështu u theksua sot në takimin që ambasadorja e Holandës, Guusje Korthals Altes zhvilloi me kryetarin e bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, në kuadër të vizitës zyrtare në këtë qytet.
Gjatë takimit të dy palët shprehën besimin në zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë, për artin, kulturën, agrobiznesin, etj. /k.s/j.p/

























