Ballina Bota

MOSKË – Opozitari Navalny nuk lejohet të largohet nga Rusia

MOSKË, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Lideri i i opozitës ruse, Alexei Navalny njoftoi sot se u bllokua në kufi dhe nuk u lejua të largohej nga vendi për të udhëtuar drejt Strasburgut, aty ku Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) pritet të vendosë të enjten për disa kërkesa që shënjestrojnë shtetin rus.

Shërbimi i Përmbarimit Federal, i cili ka kompetencë në Rusi për zbatimin e ndalimeve të tilla në momentin e daljes nga territori kryesisht për gjobat e papaguara, e ka konfirmuar më pas si rast, por pohoi se ndalimi ishte hequr.

‘’Rojet kufitare më njoftuan se nuk më lejohej të largohem nga Rusia. Ishte madje edhe një letër ku thuhej se dalja nga territori ishte ndaluar për mua, por nuk shpjegohej arsyeja’’, shkruhej në një postim të Navalny-t në Twitter./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Mbape: Pagat e lojtarëve janë tepër të larta
Artikulli tjetërFUTBOLL- Iniesta: Nuk do e kisha problem nëse Neimar shkon te “Reali”