Ballina Aktualitet

Hasani: Mbi 900 shërbime konsullore në pesë ditë për shqiptarët në Kretë dhe Rodos

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Në vetëm pesë ditë janë ofruar mbi 900 shërbime për shqiptarët në Kretë dhe Rodos (Greqi), duke përfshirë pasaporta, karta ID dhe veprime të tjera konsullore.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri të ditur sot se, “me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë “IdentiTek”, u realizua me sukses projekti për pajisjen me dokumente biometrike të bashkatdhetarëve tanë në Kretë dhe Rodos në Greqi”.

“Në vetëm 5 ditë, mbi 900 shërbime u ofruan, duke përfshirë pasaporta, karta ID dhe veprime të tjera konsullore”, theksoi Hasani, në një postim në rrjetet sociale.

Ky proces lehtësoi ndjeshëm aksesin e qytetarëve, uli kostot dhe eliminoi distancat e gjata për marrjen e dokumenteve, u shpreh ai.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – CNN: Mbyllet zyra e USAID-it
Artikulli tjetërSpiropali pret ambasadorin e Italisë: Forcim i partneritetit strategjik