Ballina Bota

LOS ANXHELES – ”Grammy” pas vdekjes për Jimmy Carter për fjalimet fetare

LOS ANXHELES, 3 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter ka marrë një çmim ”Grammy” pas vdekjes – i katërti – për versionin audio të një koleksioni të fjalimeve të tij të së dielave në komunitetin e tij fetar në Xhiorxhia.

Presidenti demokrat vdiq në moshën 100-vjeçare më 29 dhjetor, por në gusht ai botoi “Të dielat e fundit në Plains: Një festë 100-vjeçare”, një libër për dashurinë, mirësinë, faljen dhe jetën e përtejme në Kishën Baptiste në Maranatha në Plains, vendlindja e tij.

Jason Carter, një nga nipërit e tij, mori pjesë në ceremoninë gala’ në Los Anxheles për të marrë çmimin në emër të ish-presidentit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAksion pastrimi në Shkozet, Sako: Dy herë në muaj në të gjitha lagjet e qytetit
Artikulli tjetërPrishtina shpall gjendje të jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave