Ballina Aktualitet

Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit slloven

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Sllovenisë, Jakob Štunf.

Begaj priti në takim ambasadorin me të cilin shkëmbeu pikëpamje për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet aktuale.

“Vizitat shtetërore të nivelit të lartë midis Shqipërisë dhe Sllovensë rrisin kontaktet e punës dhe shkëmbimet turistike”, u shpreh Begaj në një postim në rrjetin social “X”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Izraeli njofton shtyrjen e tërheqjes së trupave nga Libani jugor
Artikulli tjetërTregu energjetik Shqipëri-Kosovë, volumi në ALPEX arritit 111,295 MWh