TIRANË, 15 janar/ATSH/ Departamenti i Administratës Publike ka nisur sot procesin e përzgjedhjes së vendeve të punës për studentët ekselentë.
Në një postim në rrjetet sociale DAP thekson se “nisi procesi i përzgjedhjes së vendeve të punës për 372 ekselentët e kualifikuar”.
“Janë 153 pozicione pune në 31 profile të ndryshme 22 qytete të vendit”, tha DAP.
Sipas DAP, procesi do të vijojë edhe në datat 16-17 janar.
/k.s/r.e/a.f/






















