Ballina Bota

KINEMA – Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

LONDER, 14 janar /ATSH-DPA/ – Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak.

Slattery u shfaq në programin komedi improvizues të Channel 4 “Whose Line Is It Anyway?” dhe në shfaqjet humoristike “Vetëm një minutë” dhe “A kam lajme për ty”.

“Me pikëllim të madh duhet të njoftojmë se aktori dhe komediani Tony Slattery ndërroi jetë sot në moshën 65-vjeçare”, deklaroi familia e tij.

I lindur më 9 nëntor 1959, Slattery ishte një bashkëkohës i Emma Thompson, Stephen Fry dhe Hugh Laurie në Universitetin e Kembrixhit.

Ai ishte ish-presidenti i grupit improvist të Kembrixhit “Footlights”, dhe së fundmi kishte lançuar një podcast, “Tony Slattery’s Rambling Club”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRI, Anketa: SPAK-u, institucioni më i besueshëm
Artikulli tjetërVotimi nga jashtë – Mbi 14 mijë të regjistruar dhe 2352 kërkesa të miratuara