Ballina Flash

Moti i keq – Policia greke ndalon kalimin e kamionëve nga pika kufitare e Kapshticës

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12.01.2025 dhe deri në një njoftim të dytë, nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.

Sipas njoftimit, do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë të mos udhëtojnë drejt kësaj pike, deri në pritje të njoftimit ditën e nesërme nga Policia Kufitare Greke, për lejimin e lëvizjes së tyre.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërmet – 25% rritje të numrit të turistëve, në mujain janar
Artikulli tjetërBerisha: Fitorja në zgjedhjet e 11 majit na kërkon të jemi të bashkuar