UASHINGTON, 10 janar /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sot sanksione gjithëpërfshirëse ndaj sektorit energjetik të Rusisë – në një përpjekje për të kufizuar fondet për luftën e Moskës në Ukrainë.
“Sanksionet shënjstrojnë dy nga kompanitë më të mëdha të naftës ruse, “Gazprom Neft” dhe “Surgutneftegas”, njoftoi Departamenti amerikan i Thesarit.
Ato zbatohen gjithashtu për 183 anije që qeveria amerikane beson se janë pjesë e “flotës hije” të Moskës, të përdorura për të anashkaluar sanksionet ekzistuese për transportin e naftës ruse.
“Përveç kësaj, masat synojnë projekte dhe infrastrukturë specifike për gazin natyror të lëngshëm, si dhe nënkontraktorët, ofruesit e shërbimeve, tregtarët dhe siguruesit detarë”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.
Me masat e reja, qeveria amerikane shpreson të dobësojë më tej monedhën ruse, të nxisë inflacionin dhe të detyrojë bankën qendrore ruse të rrisë më tej normat e saj të interesit.
Një zyrtari lartë tha se sanksionet pritet t’i kushtojnë Rusisë miliarda dollarë në muaj. //a.i/























