Ballina Bota

BRUKSEL – Ukraina merr 3 miliardë euro nga BE-ja, pjesë e paketës së ndihmës së G7

BRUKSEL, 10 janar /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian njoftoi sot 3 miliardë euro për Ukrainën, si pjesë e një pakete të madhe të ndihmës të premtuar nga Grupi i Shtatë ekonomive kryesore G7.

G7 dhe Bashkimi Evropian synojnë t’i japin Ukrainës një kredi prej 50 miliardë dollarësh, të siguruar nga të ardhurat nga interesat e aseteve shtetërore ruse të ngrira në Perëndim.

Pagesa prej 3 miliardë euro ishte kësti i parë i kontributit të BE-së për kredinë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha në X se qëllimi i huasë është t’i ofrojë Ukrainës forcën financiare për të vazhduar luftën për lirinë e saj dhe për të fituar luftën kundër Rusisë.

“Ashtu si rezistenca e guximshme ukrainase, mbështetja jonë do të jetë e palëkundur”, tha Von der Leyen.

Ukraina ka mbrojtur veten kundër pushtimit rus në shkallë të plotë për gati tre vjet – me mbështetjen e Perëndimit.

Putini ka kritikuar ashpër kredinë e propozuar për Ukrainën disa kohë më parë, duke e quajtur atë grabitje.

Ai paralajmëroi se vendimi i G7 nuk do të mbetet i pandëshkuar. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi, Sako: 198 familje në Spitallë të Durrësit me shtëpi të reja
Artikulli tjetërInvestimet e FSHF, drejt përfundimit punimet në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”