Ballina Ekonomi

Investimi në kanalin ujitës Ndroq-Çallik shmang përmbytjet në 310 hektarë tokë

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Investimet në infrastrukturën ujitëse dhe kulluese në bujqësi kanë rritur sigurinë për vaditjen e prodhimit bujqësor dhe mbrojtjen e tokave nga përmbytjet.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje nga investimi i realizuar në kanalin kryesor ujitës Ndroq-Çallik, që garanton siguri për mbrojtjen nga përmbytjet në fshatrat e zonës, në një sipërfaqe prej 310 hektarësh.

“Me punën e përditshme, në veprat ujitëse dhe kulluese, synojmë të garantojmë siguri për tokat bujqësore dhe mundin e fermerëve tanë”, u shpreh Denaj.

“Ndërtimi i argjinaturës gjatësore me gabione dhe gurë masivë, në një gjatësi prej 65 metrash, për mbrojtje nga përmbytjet, stabilizimin e gërryerjeve dhe rrëshqitjeve, nga lumi Erzen, në fshatin Pinet, si dhe mbrojtja e kanalit kryesor ujitës Ndroq-Çallik, garanton siguri në fshatrat e zonës, në një sipërfaqe prej 310 hektarësh”, tha ministrja.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Marrëveshje Ukrainë-Rusi për shkëmbimin e të burgosurve të luftës
Artikulli tjetërPlatforma e regjistrimit të votuesve nga jashtë testohet në praninë e partive politike