Ballina Aktualitet

Morinë, kapet 41-vjeçari me 13 420 euro të padeklaruara

TIRANË, 4 janar/ATSH/  Një 41-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi nuk deklaroi një shumë prej 13 420 eurosh në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare kanë sekuestruar shumën në cilësinë e provës materiale dhe kanë referuar materialet në Prokurori. Shtetasi V. Z., banues në Kosovë, akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal nisi pas një kontrolli fizik në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ku shërbimet e Policisë Kufitare zbuluan shumën e padeklaruar, duke konstatuar shkelje të ligjeve në fuqi.

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHysaj rikthehet në skuadër, grumbullohet ndaj Romës
Artikulli tjetërI mituri hedh një mjet piroteknik në drejtim të automjetit të KFOR-it