Ballina Bota

BRUKSEL – Partneriteti strategjik BE-Japoni: Marrëveshja kuadër hyn në fuqi

BRUKSEL, 1 janar /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian dhe Japonia hynë sot në një epokë të re bashkëpunimi, pasi një marrëveshje e partneritetit strategjik hyri në fuqi.

“Kjo marrëveshje historike do të drejtojë angazhimin e ardhshëm dhe do të sigurojë bashkëpunim më të ngushtë politik dhe ekonomik për një sërë çështjesh dypalëshe, rajonale dhe shumëpalëshe”, tha Këshilli në një deklaratë të botuar në ditën e Vitit të Ri.

Këshilli i Bashkimit Evropian, është një nga organet kryesore vendimmarrëse të BE-së.

Në veçanti, partneriteti synon të intensifikojë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe krimeve të rënda ndërkombëtare, si dhe në luftën kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

Marrëveshja – e cila u arrit në 2018 – parashikon gjithashtu lidhje më të ngushta në fusha të tilla si hapësira, energjia, transporti, arsimi dhe kërkimi.

“Falë partneritetit të ri, BE-ja dhe Japonia do të jenë në pozitë më të mirë për të forcuar rendin global shumëpalësh dhe të bazuar në rregulla duke pasur OKB-në në thelbin e saj dhe për të mbrojtur vlerat dhe parimet e përbashkëta”, thuhet në deklaratë.

Këto përfshinin ligjin e së drejtës, demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut, tregjet e hapura dhe tregtinë e lirë dhe të ndershme. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVotimi nga jashtë, Celibashi: Regjistrimi nis më 11 janar, ja si veprohet
Artikulli tjetërVizitorët e parë për 2025-ën në Butrint, Gonxhja përcjell urimet