Ballina Aktualitet

Shkelën rregulloren gjatë arrestimit të një 15-vjeçari, pezullohen 3 efektivë

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë pezulloi sot 3 efektivë për shkelje të rregullores së Policisë së Shtetit.

Efektivët shkelën rregulloren gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, pamje të cilat u shfaqën në rrjetet sociale.

“Pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetin social “ JOQ”, në të cilën shfaqen 3 punonjës policie që shkelin rregulloren e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, menjëherë ka pezulluar nga detyra 3 punonjësit e Policisë”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Efektivët e pezulluar janë inspektori R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6; inspektori B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6; si dhe nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Kosovë, marrëveshje për garantimin e furnizimit me energji elektrike
Artikulli tjetërFOKUS – Berlini: Mbështetja e Musk për AfD është ndërhyrje në zgjedhje