Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Anija e flotës ruse dyshohet të ketë dëmtuar kabllon e energjisë që lidh Finlandën me Estoninë

BRUKSEL, 26 dhjetor /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, tha se një anije mallrash që hetuesit dyshojnë se mund të ketë dëmtuar qëllimisht një kabllo energjie që lidh Finlandën me Estoninë, është pjesë e flotës së Rusisë.

Autoritetet finlandeze hipën sot në anijen-cisternë “Eagle S” që transportonte nafte në Detin Baltik – si pjesë e një hetimi pas dëmtimit të një kablloje nënujore EstLink2, një ditë më parë.

“Ne dënojmë fuqishëm çdo shkatërrim të qëllimshëm të infrastrukturës kritike të Evropës”, ​​thuhet në një deklaratë të komisionit.

“Anija e dyshuar është pjesë e flotës së Rusisë, e cila kërcënon sigurinë dhe mjedisin, ndërsa financon buxhetin e luftës së Rusisë. Ne do të propozojmë masa të mëtejshme, duke përfshirë sanksione, për të synuar këtë flotë”, tha Komisioni Evropian.

Sipas hetuesve, dëmtimi i kabllit mund të ishte shkaktuar nga anija duke tërhequr qëllimisht spirancën e saj.

Presidenti finlandez, Alexander Stubb sugjeroi më herët se anija e mallrave është pjesë e flotës ruse – anije që Rusia i përdor jozyrtarisht për të anashkaluar sanksionet – për të shpërndarë naftën e saj në vende të tjera. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi, Qeveria miraton përdorimin e fondeve në disa bashki
Artikulli tjetërPrograme të nxitjes së punësimit dhe riintegrimit social për familjet me ndihmë ekonomike