Ballina Bota

AZERBAJXHAN – Ditë zie kombëtare për viktimat e avionit

BAKU, 26 dhjetor /ATSH-AZERTAC/ – 26 dhjetori është shpallur ditë zie kombëtare në Azerbajxhan.

Presidenti Ilham Aliyev nënshkroi një urdhër më 25 dhjetor për të mbajtur zi për rrëzimin tragjik të aeroplanit të pasagjerëve ”Embraer 190”, që kryente fluturimin Baku-Grozny pranë qytetit Aktau.

Një numër i konsiderueshëm njerëzish kanë humbur jetën ose kanë pësuar lëndime në aksidentin ku u përfshi avioni i Azerbajxhanit./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhixho: Qeveria, asnjë masë për krizën e çmimeve
Artikulli tjetër“Tirana Festive”, qindra qytetarë shijojnë magjinë e muzikës dhe dritave në sheshin “Skënderbej”