Ballina Flash

Peqin, nis puna për sistemimin e urës në fshatin Drangaj

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Bashkia e Peqinit ka nisur punën për sistemimin e urës në fshatin Drangaj në njësinë administrative Karinë.

Kryetari i bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi në një postim sot në rrjetet sociale tha se “kjo urë është jetike për banorët, pasi ura e vjetër sa herë kishte reshje të shtuara bëhej e pakalueshme dhe banorët izoloheshin duke mos mundur as të dërgonin fëmijët në shkolla”.

Sipas tij, me rehabilitimin e urës do t’i jepet zgjidhje përfundimtare kësaj problematike.

Ura e re do të lehtësojë lëvizjen e të gjithë banorëve të kësaj zone.

/k.s/a.f/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRriten shkëmbimet tregtare me SHBA, 24,5 miliardë lekë gjatë 11-mujorit
Artikulli tjetërTregu i sigurimeve rritje me 7,28 %, më shumë dëme të paguara