Ballina Flash

435 të rinj përfunduan me sukses Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri të ditur sot se 435 të rinj përfunduan me sukses programin kombëtar të praktikave të punës.

Sipas saj, ky program është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e aftësive profesionale dhe integrimin në tregun e punës.

“Përmes ndryshimeve që po ndërmarrim, synojmë të ofrojmë mundësi më të mira zhvillimi për të rinjtë, duke krijuar një sistem më të fortë dhe të qëndrueshëm”, u shpreh ajo.

Të rinjtë, tha Muzhaqi, janë shpresa dhe energjia e ardhshme e vendit tonë, angazhimi dhe përpjekjet e tyre janë të paçmuara.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Shqipëria nuk ka plan “B”, gjithçka për t’u anëtarësuar në BE brenda kësaj dekade
Artikulli tjetërBasha uron Krishtlindjen: Mesazh shprese për çdo shqiptar