Ballina Aktualitet

Gjekmarkaj transferohet në QSUT për ndihmë më të specializuar

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe nënkryetar i Kuvendit Agron Gjekmarkaj gjatë protestës së opozitës të zhvilluar pasditen e sotme, nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në spital.

Fillimisht deputeti i Partisë Demokratike u dërgua në spitalin e Traumës, por rreth mbrëmjes me urdhër të mjekëve u transferuar për në QSUT për ndihmë më të specializuar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të policisë se kanë dhunuar ligjvënësin demokrat. Por policia në një reagim publik përgënjeshtroi akuzat e Berishës dhe tha se nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKORE E JUGUT – Seuli: Mbi 1000 ushtarë të Koresë së Veriut të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë
Artikulli tjetërBERLIN – Gjermania i ofron Ukrainës një ndihmë të re ushtarake