Ballina Flash

Sulmi në Magdeburg, Begaj: I tmerrshëm, Shqipëria në krah të Gjermanisë

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në rrjetin social X lidhur me sulmin në Magdeburg të Gjermanisë, ku një makinë hyri në turmën në tregun e Krishtlindjeve duke lënë pas disa të vdekur e dhjetëra të plagosur.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj thotë se ky sulm duhet dënuar në termat më të ashpër, teksa shpreh solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë. Ai e cilëson sulmin si të tmerrshëm. Begaj thekson se Shqipëria qëndron fort në krah të popullit të Gjermanisë.

“Sulmi i tmerrshëm ndaj qindra njerëzve paqësorë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë duhet të dënohet me termat më të ashpër si një akt i ulët, i padenjë dhe i pajustifikueshëm.

Shqipëria qëndron fort në krah të popullit të Magdeburgut dhe të gjithë Gjermanisë në këtë rast, duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave.”, shkruan Begaj.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“I tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg’, Rama: Të bashkuar kundër terrorizmit
Artikulli tjetërGJERMANI – Dy viktima, pasi një makinë përplaset me turmën në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg