Ballina Bota

ITALI – Meloni: Thellësisht e tronditur nga sulmi brutal në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani

ROMË, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se ishte thellësisht e tronditur nga sulmi brutal në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani.

”Thellësisht e tronditur nga sulmi brutal në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani’’, shkroi ajo në X.

Të paktën dy persona – një i rritur dhe një fëmijë i vogël – u vranë në sulmin e dyshuar të përplasjes me makinë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, deklaroi kryeministri i landit të Saksoni-Anhalt.

Raportohet se ka të paktën edhe midis 60 dhe 80 të plagosur. Magdeburgu është rreth 150 kilometra në perëndim të Berlinit.

Policia arrestoi drejtuesin e makinës.

”I dyshuari i arrestuar ka lindur në vitin 1974 në Arabinë Saudite dhe punonte si mjek”, sipas ”Die Welt”./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgjarja në Magdeburg, Ambasada në Berlin: Në gatishmëri për të asistuar shtetasit shqiptarë në çdo kohë
Artikulli tjetërTragjedia në Magdeburg, Hasani: Sulm mizor, nuk ka shqiptarë të lënduar