TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të atmosferës festive nga qendra e qytetit të Librazhdit, ku dritat shumëngjyrëshe dhe pema e Krishtlindjes janë “kartolina” mikpritëse festive në prag të festave të fundvitit.
Në videon e postuar nga Rama mbrëmjen e sotme në Facebook, shfaqen pamje nga Librazhdi, ku një grup fëmijësh kanë dhënë një koncert të veçantë, ndërsa festës i është bashkuar kryetari i kësaj bashkie, Mariglen Qato, si edhe shumë qytetarë.
Atmosfera festive e krijuar nga zbukurimet dhe dritat shumëngjyrëshe do ta shoqërojë këtë muaj gjithë qytetin, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Librazhdit, por edhe vizitorëve të ndryshëm.
/r.e/a.f/























