Ballina Ekonomi

Gonxhja: Në 12 muaj, mbi 9900 të rinj të punësuar falë programeve të nxitjes së punësimit


TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) mbështet punësimin dhe formimin profesional të të rinjve edhe përmes programit të dedikuar të Garancisë Rinore, i cili aktualisht është në fazën pilot.

Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale statistikat e 12-mujorit të fundit, ku përmes ndërmjetësimit, programeve të nxitjes së punësimit dhe aftësimit profesional, është mundësuar punësim i 9977 të rinjve deri në 29 vjeç, nga të cilët 500 përmes programit pilot të Garancisë Rinore.

Mbi 4800 vajza dhe djem u regjistruan në klasën e 10-të në arsimin profesional, ku transferimet vijojnë.

4643 të rinj ndoqën një kurs formimi profesional. Gjithashtu në 12 muaj u arrit përfshirja e mbi 1000 të rinjve në programet e nxitjes së punësimit.

“110 vajza e djem kanë hapur sipërmarrjet e tyre përmes Programit të Vetëpunësimit. Jemi këtu për të mbështetur të rinjtë duke bërë më tej të mundur aftësimin dhe punësimin e sigurt të tyre”, shkroi ministri Gonxhja.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAxhenda parlamentare, PS: Angazhim për të siguruar një proces efikas në Kuvend
Artikulli tjetërVlerësimi i Dumanit nga DASH, Blinken: Të nderuar të punojmë përkrah kampionëve për të mposhtur korrupsionin