Ballina Bota

KIEV – Ukraina prezanton dronin e ri me raketa me rreze të gjatë veprimi

KIEV, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ukraina ka një dron të ri me raketa të quajtur ”Peklo”, që në gjuhën ukrainase do të thotë “ferr”.

”Është shumë e rëndësishme që mbrojtësit tanë të marrin një armë kaq moderne të prodhimit ukrainas”, deklaroi presidenti Volodymyr Zelenksy në një deklaratë.

”Peklo” përshkon një distancë deri në 700 kilometra dhe është projektuar për të fluturuar me një shpejtësi prej 700 kilometrash në orë.

Ministri për Sektorët Strategjikë Industrial, Herman Smetanin postoi në Telegram se dhjetëra armët e para tashmë i ishin dorëzuar ushtrisë.

”U desh një vit për t’u zhvilluar dhe se saktësia dhe rezistenca e tij ndaj kundërmasave elektronike po përmirësohen vazhdimisht. Ne po ndërtojmë arsenalin e botës së lirë së bashku”, shkroi Smetanin.

Me rrezen e saj të pretenduar, arma mund të përdoret kundër objektivave thellë në brendësi të Rusisë, duke përfshirë kryeqytetin, Moskën dhe më gjerë.

Kremlini është rreth 450 kilometra nga kufiri me Ukrainën./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkspertët tek “Antikorrupsioni”, diskutime për qeverisjen e hapur
Artikulli tjetërProjekti Arkeologjik i Shkodrës fiton çmimin prestigjioz ndërkombëtar