Ballina Bota

TEL AVIV – IDF: Hezbollahu lëshoi 165 raketa në veri të Izraelit

TEL AVIV, 11 nëntor /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite tha sot se milicia shiite libaneze Hezbollah lëshoi rreth 165 raketa në veri të Izraelit.

Sipas shërbimit të shpëtimit “Magen David Adom”, gjithsej u plagosën gjashtë persona, përfshirë një fëmijë 1 vjeç, në zonën Karmiel të Galilesë dhe në zonën e Kirjat Ata, në lindje të Haifës.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se disa predha u kapën nga mbrojtja raketore dhe disa të tjera goditën zona të hapura.

Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për disa nga sulmet.

Milicia aleate e Iranit ka bombarduar Izraelin që nga fillimi i luftës në Gazë – më shumë se një vit më parë. Izraeli po përgjigjet me sulme masive ajrore dhe një ofensivë tokësore.

Sipas shifrave izraelite, 74 persona janë vrarë në veri të vendit nga bombardimet nga Libani që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 43 civilë dhe 31 ushtarë.

Gjithashtu, më shumë se 640 persona janë plagosur. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPadia për gjenocid, Kurti: Përgatitjet jemi të detyruar t’i zhvillojmë jashtë syve të opinionit publik
Artikulli tjetërPrezenca e OSBE-së dhe Universiteti i Elbasanit hapin Klinikën e Ligjit për personat në nevojë