Ballina Flash

Padia për gjenocid, Kurti: Përgatitjet jemi të detyruar t’i zhvillojmë jashtë syve të opinionit publik

PRISHTINË, 11 nëntor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se përgatitjet për padinë për gjenocid janë të thella dhe komplekse, për çka theksoi se nuk mund të jap detaje. Ai tha se Serbia nuk pranon krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për këtë ai u deklarua pas pranimit të raportit njëvjeçar të punës nga drejtori i Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi.

Pas vizitës dhe takimit Kurti tha se janë mbi 60 burime prej nga është grumbulluar informacioni.

Shefi i ekzekutivit para gazetarëve theksoi se instituti paraqet adresë të rëndësishme për drejtësinë vendore.

“Meqenëse këto përgatitje zhvillohen në konfidencialitet sepse kemi të bëjmë natyrisht me një shtet agresor i cili është armiqësor ndaj nesh dhe nuk i pranon krimet e kryera në Kosovë, përkundrazi i quan ato fabrikime. Duke pasur parasysh kontekstin rajonal, fqinjin tonë armiqësor, këto përgatitje jemi të detyruar që t’i zhvillojmë jashtë syve të opinionit publik”, u shpreh Kurti.

Ndërkaq, sipas Atdhe Hetemit, gjatë këtyre muajve është shënuar progres në grumbullimin e materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti vizitoi Institutin për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKredi me 0% interes për mjekët, Koçiu: Mbështesim profesionistët e rinj
Artikulli tjetërTEL AVIV – IDF: Hezbollahu lëshoi 165 raketa në veri të Izraelit