Ballina Aktualitet

Festa Kombëtare e Francës, Nikolla: Revolucioni francez, ngjarje ikonike e historisë botërore

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar sot Francën me rastin e 14 Korrikut, Ditës së Bastijës, Festa Kombëtare e Francës.

Përmes një mesazhi urimi, Nikolla i ka shprehur mirënjohje Francës për prezantimin dhe mbrojtjen e vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë në botë.

“14 Korriku, Festa Kombëtare e Francës – Fête nationale française, kremton një ngjarje ikonike të historisë së Francës dhe asaj botërore: Revolucionin Francez”, shprehet Nikolla në urimin e saj.

Ajo vlerëson se “Revolucioni Francez u bë simbol i përbotshëm i ideve dhe vlerave të barazisë, lirive e të drejtave të njeriut, demokracisë, republikës, parlamentarizmit dhe konceptit të shtetit si përfaqësues dhe shërbyes i interesave të qytetarëve”.

“Njerëzimi i është mirënjohës popullit francez që prezantoi dhe mbron këto vlera prej 14 Korrikut 1789, deri në ditët e sotme”, mbyll mesazhin e saj kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan pamje nga plazhi i Spillesë
Artikulli tjetërEURO2024 – Spanja mbretëresha e re e Evropës