Ballina Aktualitet

Begaj takon Walker: Dëshmia juaj e gjenocidit shënoi kthesën në Kosovë

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim në Prishtinë me William Walker, ish-mbasador i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë.

Walker ndodhet në Kosovë për të festuar me shqiptarët 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

Presidenti i Republikës përgëzoi Ambasadorin Walker për rolin thelbësor që ka luajtur gjatë shërbimit në Kosovë, duke i treguar botës masakrën çnjerëzore ndaj civilëve të ndodhur në Reçak më 15 janar të vitit 1999.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje dhe falënderime për këtë mision të shefit të atëhershëm të Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, i cili, pasi pa trupat e shqiptarëve të vrarë, e quajti masakrën si “një mizori e papërshkrueshme”.

“Ishte deklarata juaj për dëshminë e gjenocidit që shënoi kthesën në Kosovë”, – u shpreh Presidenti Begaj gjatë bisedës me William Walker.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani: Luftëtarët e UÇK-së dhe ushtarët e NATO-s, dhimbjen na e kthyen në shpresë
Artikulli tjetërGJENEVË – OKB: Si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë kryer krime lufte në Gazë