Ballina Aktualitet

Rama ndan pamje nga Ujëvara e Sotirës në Gramsh

TIRANË, 20 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Ujëvara e Sotirës në Gramsh.

Ujëvara e Sotirës është një nga destinacionet më te preferuara nga turistët.

Në fshatin Sotirë në Gramsh, ndodhet një prej ujëvarave më magjike në Shqipëri.

Mjafton vetëm një orë e gjysmë hiking mes gjelbërimit për ta arritur atë. Terreni është i përshtatshëm për ecje dhe rruga është aq e freskët e plot burime ujore, sa nuk do të ndihet lodhja.

Turistët mund të planifikojnë një piknik në lëndinën buzë ujëvarës së Sotirës mes natyrës së paprekur nga dora e njeriut dhe zhurmës karakteristike të ujit.

Kjo ujëvarë, e cilësuar edhe si “Niagara” e Shqipërisë e ka marrë emrin Sotirë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara. Ujëvara ka një lartësi rreth 100 metra dhe buron nga mali i Tomorit.

Ka një bukuri mahnitëse që tërheq shumë vizitorë nga Shqipëria, por edhe turistë të huaj turistë që janë të apasionuar pas natyrës.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPirdeni: Shqipëria, progres në ecurinë e reformave në fusha jetike
Artikulli tjetërJole: Mbështetje palës franceze në procesin e ngritjes së Liceut Francez në Korçë