Ballina Bota

SHBA – Biden: Do të kufizojmë ndihmat për Izraelin nëse ai sulmon Rafahun

UASHINGTON, 12 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Joe Biden do të shqyrtojë mundësinë e kushtëzimit të ndihmës ushtarake për Izraelin nëse ai vazhdon me një pushtim në shkallë të gjerë të Rafahut, të cilin ditët e fundit ai e kishte treguar si një “vijë të kuqe’’.

Hapja e presidentit amerikan për të ndërmarrë këtë hap pasqyron presionin në rritje në partinë e tij dhe tensionet e forta në marrëdhëniet e tij me kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu.

Kohët e fundit Netanyahu ka hedhur poshtë çdo përpjekje amerikane për të frenuar sjelljen e tij të luftës me Hamasin dhe kjo gjë ka shkaktuar habi tek demokratët e Biden.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkema Kombëtare 2024, Denaj: Mbështetje bletarëve 1 mijë lekë për zgjua, për ferma mbi 50 zgjoje
Artikulli tjetërGJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit, për ndryshimin e masës së sigurisë