TIRANË, 17 shkurt/ATSH/- Kryetari i grupit parlamentar të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Gazment Bardhi ka uruar Kosovën në 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se Kosova, 16 vjet shtet është një rrugëtim i ngritur mbi sakrifica”.
Bardhi thekson se “Kosova është krenari e çdo shqiptari dhe burim shprese për triumfin e të drejtës mbi të keqen”.
“Krenar për çdo arritje dhe inkurajues për sfidat që e presin, për të cilat kam bindjen se do të realizohen falë mbështetjes së partnerëve strategjik. Gëzuar për çdo shqiptar”, shprehet Bardhi.























