TIRANË, 29 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli pamje nga pista e skive në Dardhë që është një prej atraksioneve që mbledh turistë të shumtë në këtë periudhë të vitit.
Rama solli pamje që i cilësoi “plot energji” nga pista e skive në Dardhë, pjesë e buqetës së aktiviteteve turistike të ofruara gjatë dimrit në Korçë.
Korça mbledh edhe në dimër një numër të madh vizitorësh pasi oferta turistike është e mjaft e larmishme.























