Ballina Bota

BRUKSEL – Komisioni i BE-së rregulla të rrepta për tregtinë dhe investimet e jashtme

BRUKSEL, 24 janar /ATSH-DPA/ – Komisioni i BE-së ka përcaktuar rregulla më të rrepta për tregtinë dhe investimet e jashtme.

“Duke u përballur me trazira të thella gjeopolitike dhe ndryshime të shpejta teknologjike, BE-ja duhet të reduktojë rreziqet e sigurisë nga tregtia dhe investimet”, tha në një deklaratë komisioneri i Tregtisë së BE-së, Valdis Dombrovskis.

Paketa përmban një politikë më të gjerë shqyrtimi për investimet e huaja direkte në bllok, në mënyrë që të gjitha vendet anëtare të BE-së të kenë një sistem me rregulla të harmonizuara.

Ideja është të vlerësohet rreziku i përfshirë në blerjet e kompanive të huaja të bioteknologjisë, hapësirës ajrore dhe robotikës, si dhe infrastrukturës publike kritike si portet dhe aeroportet.

Propozohen gjithashtu kontrolle uniforme të BE-së për eksportet që konsiderohen të ndjeshme ndaj vendeve si Rusia dhe Kina që mund të ripërdoren për armatim, si elektronikë të avancuar ose kimikate.

Komisioni pret që vendet e BE-së të bien dakord për rregullat e përbashkëta për eksportet e ndjeshme dhe të shmangin vendimet e izoluara si masa e qeverisë holandeze në vitin 2023 për të kufizuar eksportet e teknologjisë së mikroçipëve në Kinë.

Krahu ekzekutiv i BE-së kërkon gjithashtu që blloku të fillojë të monitorojë investimet jashtë BE-së gjatë 12 muajve dhe të vlerësojë rreziqet e përfshira. Sipas komisionit, nuk ekziston një sistem ekzistues.

Shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian tani janë vendosur të shqyrtojnë propozimet.//a.i/
​

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Scholz: Vendet e tjera të BE-së të bëjnë më shumë për Ukrainën
Artikulli tjetërRama nga Spanja: Jemi të tretët në botë pas Katarit dhe Arabisë Saudite për rritjen e turizmit