Ballina Flash

Koçiu: Trinjakët e lindur në “Mbretëresha Geraldinë” gëzojnë shëndet të plotë

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Një nënë e re solli në jetë dy vajza dhe një djalë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila u shpreh se nëna dhe foshnjat gëzojnë shëndet të plotë.

Koçiu shprehu mirënjohjen për stafin mjekësor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, të cilët asistuan nënën dhe foshnjat e saj.

“Gëzim i trefishtë për familjen Guce nga Tirana, me ardhjen në jetë shëndoshë e mirë të trinjakeve Ezekiel, Marisol dhe Oktavia, në S.U.O.GJ “ Mbretëresha Geraldinë”. Mirënjohje dhe falënderim për stafin mjekësor  pasi falë tyre nëna dhe foshnjat gëzojnë shëndet të plotë”, u shpreh ministrja.

Familja e re përfiton menjëherë çekun e bebes, politika sociale e qeverisë për të mbështetur nënat me foshnjat e sapolindura./m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDPSHTRR: Mbi 1 milion shërbime me procedurë të lehtësuar
Artikulli tjetërLera për ATSH-në: Amortizimi me 1% në vit i taksimit të banesës në shitje, ul detyrimin tatimor për qytetarët