Ballina Ekonomi

DPSHTRR: Mbi 1 milion shërbime me procedurë të lehtësuar

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Viti 2023 shënoi një kapitull të veçantë për Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR), që me vizion të qartë, përkushtimin e ekipit dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera shënoi një sërë arritjesh.

Referuar statistikave të publikuara nga DPSHTRR, rezultatet e punës për vitin që sapo lamë pas, tregojnë ecurinë pozitive të efektit të shërbimeve me procedurë të lehtësuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Sipas DPSHTRR-së, gjatë periudhës janar-dhjetor janë kryer 1,186,023 shërbime me procedurë të lehtësuar, që kanë sjellë përfitimet në 441,414 ditë pune të kursyera; 2,331,361 litra karburant të kursyera; 33,305,150 km rrugë të eliminuara dhe 35 milionë euro të kursyer qytetarëve.

Krahasuar me statistikat e vitit 2018, është ulur me 16% kosto mesatare e një shërbimi, është ulur me 30% koha mesatare e marrjes së një shërbimi.

“U kemi shërbyer 59% më shumë qytetarëve në orë, krahasuar me janar-dhjetorin 2018, si dhe është rritur në 20% numri i shërbime të ofruara pa detyrim paraqitje në sportel”, bën të ditur DPSHTRR.

DPSHTRR informoi se “performanca pozitive mundëson rishpërndarje të fondeve në investime, projekte, programe e përballim politikash sociale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Fokusi ynë, të përmirësojmë shërbimin, të eliminojmë fenomenet abuzive e korruptive, dhe të jemi gjithmonë transparent në komunikim me qytetarët”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKupa e Shqipërisë për vajza, përcaktohen datat dhe çiftet e edicionit të 15-të
Artikulli tjetërKoçiu: Trinjakët e lindur në “Mbretëresha Geraldinë” gëzojnë shëndet të plotë