Ballina Flash

Haradinaj: Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë

PRISHTINË, 29 tetor/ATSH/- Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë, por duhet të vazhdojë perspektivën e saj që është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova në vazhdimësi ka dëshmuar se është pro vlerave perëndimore dhe euroatlantike dhe gjithnjë konstruktive në qasjen e saj për të arritur një marrëveshje përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë.

“Serbia nga ana tjetër në vazhdimësi ka sabotuar përpjekjet për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje midis dy vendeve duke synuar ta rikthejë kohën e konfliktit. Nuk ka asnjë dyshim se këtë kurs po e ndjek edhe sot.

Kosova në një situatë të tillë, pa e pasur nevojën të dëshmojë sa e keqe është Serbia, duhet ta ndjek kursin e saj euroatlantik dhe t’i përmbush obligimet e marra, duke zbatuar pa vonesë planin franko-gjerman”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Manastiri i Ardenicës, destinacion i rëndësishëm turistik
Artikulli tjetër​Kearns thirrje Borrellit e Von der Leyenit: Hiqni sanksionet ndaj Kosovës