Ballina Flash

Rama: Manastiri i Ardenicës, destinacion i rëndësishëm turistik

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Manastiri i Ardenicës, i vendosur në një kodër, përgjatë rrugës që lidh Fierin me Lushnjën vijon të tërheqë vizitorët vendas e të huaj.

Ky manastir shfaq interes për vizitorët për shkak të interesit kulturor që paraqet, ashtu edhe për pozicionin gjeografik dhe bukurinë natyrore mjaft të veçantë të vendit ku ndodhet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky manastir.

Rama tha se “Manastiri i Ardenicës është shndërruar në një destinacion të rëndësishëm turistik”.

Manastiri i Ardenicës, i njohur për historinë dhe trashëgiminë e tij të pasur fetare dhe kulturore, ka qenë një qendër e rëndësishme për besimtarët, studiuesit, dhe të interesuarit për të njohur thellësisht pasurinë e Myzeqesë.

Manastiri i Ardenicës ‘’Lindja e Hyjlindjes’’ mban emrin e Marisë Hyjlindisë, ashtu si shumica e kishave të trevës së Myzeqesë, në të cilën ajo njihet si mbrojtëse e veprimtarisë kryesore ekonomike të kësaj krahine: bujqësisë.

Manastiri i Ardenicës vërtet i përket periudhës bizantine por formën e tij të sotme ai e ka marrë gjatë shekullit të XVIII.

Fshehur midis kodrave dhe natyrës së pjerrët të rajonit, ai ka qenë një oaz i qetësisë dhe besimit për të krishterët ortodoks të rajonit.

/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Të vendosur për të shlyer borxhin që kemi ndaj të përndjekurve politikë
Artikulli tjetërHaradinaj: Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë