Ballina Flash

​Kearns thirrje Borrellit e Von der Leyenit: Hiqni sanksionet ndaj Kosovës

PRISHTINË, 29 tetor/ATSH/- Deputetja britanike, Alicia Kearns, i ka bërë thirrje shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që t’i heqin masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Kearns ka shkruar në X se Kosova po punon me ndërkombëtarët e presidenti serbe Aleksandar Vuçiç po refuzon.

“Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtar, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiç refuzon. Hiqni sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von der Leyen”, ka shkruar Kearns në rrjetin social X.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë
Artikulli tjetërVon der Leyen nesër në Kosovë